Yusuf Hatip
05 Maj 2018•Përditësim: 06 Maj 2018
BRUKSEL (AA) - Institucionet e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel kanë organizuar "Ditën me dyer të hapura", me rastin e themelimit të Bashkimit Evropian 68 vite më parë, më 9 maj të vitit 1950, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për "Ditën me dyer të hapura" është treguar interes i lartë nga qytetarët, ku përpara institucioneve të Këshillit të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit të BE-së janë formuar radhë të gjata.
Hapja e kësaj dite të veçantë është kryer nga zv.presidenti i Komisionit të BE-së, Jyrki Katainen.
Në këtë ditë e cila ka për synim afrimin e popullatës me BE-në, qytetarët kanë gjetur mundësinë që të marrin informacione nga punonjësit rreth institucioneve dhe aktiviteteve të BE-së.
Fotografitë, muzika dhe një shumëllojshmëri e aktiviteteve të lojërave tërhoqën vëmendjen e prindërve dhe të fëmijëve që vizituan institucionet e BE-së.