Bota

Dokumentet e rrjedhura zbulojnë lidhjet e thella të Microsoft-it me Izraelin gjatë luftës gjenocidale në Gaza

Izraeli është shfaqur si një nga partnerët kryesor global të Microsoft-it, me mbështetjen inxhinierike dhe kostot e konsulencës që arrijnë në rreth 10 milionë dollarë që nga fillimi i sulmeve në Gaza

Muhammed Yasin Güngör  | 23.01.2025 - Përdıtësım : 23.01.2025
Dokumentet e rrjedhura zbulojnë lidhjet e thella të Microsoft-it me Izraelin gjatë luftës gjenocidale në Gaza

Istanbul

Dokumentet e brendshme të rrjedhura zbulojnë se kompania Microsoft ka dalë si një ofrues kryesor i shërbimeve cloud dhe inteligjencës artificiale për ushtrinë izraelite, me mbështetjen që është rritur në mënyrë dramatike që nga fillimi i konfliktit në Gaza më 7 tetor të vitit 2023, transmeton Anadolu.

Sipas dokumenteve të marra nga Drop Site News, Izraeli është shfaqur si një nga partnerët kryesor global të Microsoft-it, me mbështetjen inxhinierike dhe kostot e konsulencës që arrijnë në rreth 10 milionë dollarë që nga fillimi i sulmeve në Gaza.

Microsoft ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar publikisht raportin dhe nuk i është përgjigjur kërkesës së Anadolut për koment.

Me projekte shtesë mbështetëse me vlerë 30 milionë dollarë në shqyrtim në vitin 2024, madhësia totale e kontratës së Izraelit me kompaninë e teknologjisë, e cila pritet të jetë shumë më e madhe, nuk mund të përcaktohet nga dokumentet.

Përdorimi i shërbimeve të Microsoft-it nga ushtria izraelite ka parë një rritje të paprecedentë, me përdorimin e cloud-it duke u rritur mbi 155 për qind midis qershorit 2023 dhe prillit 2024, duke arritur kulmin pak para ofensivës në qytetin Rafah në maj të vitit 2024.

Shërbimet më të përdorura të Microsoft-it përfshijnë mjetet e përkthimit dhe Azure OpenAI, që përbëjnë gati 75 për qind të përdorimit total ushtarak.

Raportet rreth teknologjive të synuara nga inteligjenca artificiale si Lavender, e cila analizon të dhënat për rreth 2.3 milionë banorë të Gazës për të identifikuar lidhjet e mundshme të Hamasit, janë veçanërisht shqetësuese.

Sipas raporteve të medias me bazë në Tel Aviv, sistemi fillimisht identifikoi rreth 37 mijë palestinezë si "të dyshuar".

Lufta në Gaza ka ndezur atë që mund të përshkruhet si një “vërshim arkërkuesish" midis kompanive të teknologjisë që kërkojnë kontrata ushtarake, me Microsoft-in që ofron zbritje të konsiderueshme për të siguruar partneritete të mbrojtjes me Izraelin.

Dokumentet theksojnë një prirje më të gjerë të kompanive të teknologjisë që mbështesin operacionet ushtarake, duke i bërë jehonë zbulimeve të ngjashme në lidhje me ndihmën e Google për inteligjencën artificiale për forcat e mbrojtjes izraelite.

Vlera totale e kontratës së Microsoft-it me Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit nuk është bërë e ditur, por dokumentet sugjerojnë se ajo shkon shumë përtej kostove të raportuara të mbështetjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın