Dritat Veriore, mrekullia që ndriçon natën në Alaska
Fotografë dhe entuziastë të natyrës u mblodhën në këtë rajon me pak ndotje nga drita për të ndjekur fenomenin natyror që zbukuron qiellin në tonet jeshile, vjollcë dhe të kuqe

Shkup
Dritat veriore (Aurora Borealis) ndriçuan qiellin në rajonin Eklutna Tailrace të shtetit Alaska në SHBA, raporton Anadolu.
Ky fenomen është rezultat i ndërveprimit të fushës magnetike të Tokës me grimcat e ngarkuara që vijnë nga Dielli.
Fotografë dhe entuziastë të natyrës u mblodhën në këtë rajon me pak ndotje nga drita për të ndjekur fenomenin natyror që zbukuron qiellin në tonet jeshile, vjollcë dhe të kuqe.
Viti 2025 parashikohet të jetë një periudhë në të cilën Dritat Veriore do të shihen më shpesh dhe më intensivisht për shkak të rritjes së aktivitetit diellor.