Dritat Veriore në Krasnoyarsk dhurojnë spektakël në qiell
Dukuria natyrore, e cila normalisht është e rrallë në këto gjerësi gjeografike, u ndoq me interes nga qytetarët
Shkup
Dritat Veriore në qytetin e tretë më të madh në rajonin rus të Siberisë, Krasnoyarsk, ndriçojnë netët e dimrit me tone të ndryshme ngjyrash, raporton Anadolu.
Ndryshe e njohur edhe si Aurora Borealis, Dritat Veriore dhuruan spektakël mbi Krasnoyarsk duke mahnitur shikuesit me nuanca të gjelbër, vjollcë dhe të kuqe.
Dukuria natyrore, e cila normalisht është e rrallë në këto gjerësi gjeografike, u ndoq me interes nga qytetarët.
Ekspertët thanë se Dritat Veriore u formuan nga efekti i një stuhie magnetike që ndodhi si pasojë e shpërthimeve të fuqishme në diell në ditët e fundit.
Dritat Veriore (Aurora Borealis), ndodhin si rezultat i ndërveprimit të fushës magnetike të Tokës dhe grimcave të ngarkuara që vijnë nga dielli.