Bota

Dy të lënduar nga zjarri në Maqedoninë e Veriut trajtohen në një spital në Zagreb

"Dy pacientët e parë kanë mbërritur mbrëmë dhe janë pranuar në Klinikën e Traumatologjisë në Zagreb, ku u është ofruar kujdes mjekësor", njofton Qeveria e Kroacisë në rrjetin X

Adis Karadza, Elvır Hodzıc  | 18.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
Dy të lënduar nga zjarri në Maqedoninë e Veriut trajtohen në një spital në Zagreb

Sarajevë

Dy pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, në Maqedoninë e Veriut, kanë mbërritur mbrëmë në Kroaci, raporton Anadolu.

Qeveria e Kroacisë ka njoftuar se me kërkesë të Maqedonisë së Veriut ka organizuar evakuimin mjekësor të pacientëve me djegie.

"Dy pacientët e parë kanë mbërritur mbrëmë dhe janë pranuar në Klinikën e Traumatologjisë në Zagreb, ku u është ofruar kujdes mjekësor", njofton Qeveria e Kroacisë në rrjetin X.

Zjarri në klubin e natës në Koçan shpërtheu në orët e hershme të së dielës. 59 persona kanë humbur jetën ndërsa 155 të tjerë janë lënduar, prej të cilëve 22 në gjendje të rëndë. Nëntë të plagosurit u dërguan në Istanbul dhe Ankara me avionë mjekësorë të dërguar nga Türkiye.

Në Serbi janë transferuar 29 persona ndërsa disa të lënduar janë transferuar për trajtim në Austri dhe Greqi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie kombëtare ndërsa kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov dha dorëheqje pas tragjedisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın