Bota

E ardhmja e Antarktikut kërcënohet nga gripi i shpendëve dhe aktivitetet njerëzore

Pavarësisht se është një nga rajonet më të izoluara në Tokë, Antarktiku ndikohet gjithnjë e më shumë nga aktivitetet njerëzore, veçanërisht nga operacionet detare dhe turizmi të cilat kontribuojnë në rritjen e ndotjes plastike

Ekip  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 06.03.2025
E ardhmja e Antarktikut kërcënohet nga gripi i shpendëve dhe aktivitetet njerëzore

Antarktikë

Sipas ekspertëve, ekosistemi delikat i Antarktikut përballet me një kërcënim në rritje nga gripi i shpendëve dhe aktivitetet njerëzore, duke paraqitur rreziqe të konsiderueshme për jetën e egër dhe mjedisin e saj, raporton Anadolu.

Një ekip shkencor turk po kryen kërkime jetike mbi ndotjen e shkaktuar nga njerëzit dhe gripin e shpendëve në Antarktik për të mbrojtur florën dhe faunën unike të rajonit.

Ekspedita e 9-të Kombëtare Shkencore e Antarktikut, e organizuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë e Türkiyes dhe e koordinuar nga Instituti i Kërkimeve Polare TUBITAK MAM, i kushtohet adresimit të çështjeve mjedisore në rajon.

Ekipi ka monitoruar mbeturinat detare për vite dhe ka gjetur sende të ndryshme të grumbulluara në breg.

Pavarësisht se është një nga vendet më të izoluara në Tokë, Antarktiku ndikohet gjithnjë e më shumë nga aktivitetet njerëzore, veçanërisht nga operacionet detare dhe turizmi të cilat kontribuojnë në rritjen e ndotjes plastike.

Aktivitete të tilla njerëzore që shkaktojnë ndotje mjedisore përbëjnë kërcënim serioz për jetën detare dhe prishin ekosistemin delikat.

Ekipi i ekspeditës shkencore po monitoron rastet e sëmundjes "avian influenza", i njohur si gripi i shpendëve, duke përdorur pajisje të shpejta testimi për të siguruar shëndetin e kafshëve të egra lokale. Protokolle të rrepta të sigurisë janë krijuar për të mbrojtur si studiuesit ashtu edhe ekosistemin.

I identifikuar në vitet 1960 dhe në zhvillim të vazhdueshëm, gripi i shpendëve ka shkaktuar periodikisht shpërthime vdekjeprurëse. Përhapja e fundit filloi në hemisferën veriore në fund të vitit 2020 me llojin H5N1, duke rezultuar në vdekjen e shumë zogjve.

Sëmundja u përhap në hemisferën jugore përmes migrimit të shpendëve dhe rreziku i transmetimit të saj në Antarktik u bë një shqetësim në rritje.

Derisa përpjekjet për të kontrolluar gripin e shpendëve dhe për të rregulluar aktivitetin njerëzor po përparojnë, sigurimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve të Antarktikut po rezulton si një sfidë jetike për të ardhmen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.