Mahmoud Barakat
09 Tetor 2018•Përditësim: 09 Tetor 2018
KAJRO (AA) - Forcat e policisë egjiptiane kanë vrarë 10 militantë në Gadishullin e Sinait, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Dhjetë terroristë u vranë gjatë bastisjes parandaluese nga forcat e sigurisë në strofullën e tyre në qytetin Arish të Sinait Verior", raportoi agjencia zyrtare e Egjiptit për Lindjen e Mesme, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga ministria.
Sipas agjencisë së lajmeve, militantët si objektiv kishin planifikuar sulme ndaj forcave të sigurisë të vendosura në këtë zonë.
Militantët thuhet se u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë.
Gadishulli i Sinait ka qenë epiqendra e kryengritjes militante me intensitet të ulët që nga mesi i vitit 2013, kur Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, u përmbys nga pushteti në grusht shtetin ushtarak.