Bota, Shkencë dhe Teknologji

Egjipt, zbulohet një varr mbretëror 3.500 vjeçar

Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit njoftoi zbulimin e një varri mbretëror që daton më shumë se 3.500 vjet

İbrahim Khazen, Ömer Erdem  | 17.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
Egjipt, zbulohet një varr mbretëror 3.500 vjeçar

Kajro

Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit njoftoi zbulimin e një varri mbretëror që daton më shumë se 3.500 vjet, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se një ekip arkeologjik nga Universiteti i Pensilvanisë zbuloi një varr mbretëror që i përket Periudhës së Dytë në nekropolin malin Anubis në Abydos në jug të vendit

Një ekip tjetër arkeologjik i lidhur me Këshillin e Lartë të Antikiteteve gjeti një punishte qeramike nga periudha romake në fshatin Banavit në jug.

"Zbulimi i varrit mbretëror në Abydos dhuron prova të reja shkencore për zhvillimin e varreve mbretërore në nekropolin Anubis. Këto varre datojnë në vitet 1700-1600 para Krishtit", thuhet në deklaratë.

Në lidhje me punishten e qeramikës në Banavit, thuhet se "Kjo punishte ishte një nga qendrat më të mëdha të prodhimit që furnizonte 'Rajonin e Nëntë' me qeramikë dhe qelq në kohët e lashta".

"Njoftimi i këtyre dy zbulimeve jo vetëm që do të promovojë diversitetin turistik të Egjiptit dhe do të shpjegojë më mirë qytetërimin e lashtë egjiptian në botë, por gjithashtu do të kontribuojë shumë për studiuesit në punën e tyre", tha ministria egjiptiane.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın