Ali Abo Rezeg
18 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
GAZA (AA) – Autoritetet egjiptiane të dielën bënë përjashtim për të hapur vendkalimin kufitar Rafah me Rripin e Gazës për të lejuar haxhinjtë palestinezë që të kalojnë në territorin bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Terminali është hapur për një ditë për të lejuar 500 pelegrinë që të kthehen në Rripin e Gazës”, deklaroi për AA Hisham Odwan, drejtor i anës palestineze të vendkalimit Rafah.
Ai u shpreh se terminali do të rihapet sërish të mërkurën për të lejuar shumë haxhinjë që të kthehen në Gazë. Ambasada palestineze në Kajro më herët tha se vendkalimi Rafah do të hapet deri të mërkurën për tre ditë për të lejuar më shumë se 2.000 pelegrinë që të kthehen në Gazë.
E bllokuar plotësisht nga Izraeli që nga viti 2007, kur grupi palestinez Hamas mori kontrollin e territorit, në Rripin e Gazës ka shtatë kalime kufitare që lidhin atë me botën e jashtme. Gjashtë nga ato kontrollohen nga Izraeli, ndërsa i shtati - në Rafah, kontrollohet nga Egjipti, i cili ka mbajtur kufirin të mbyllur për pjesën më të madhe që nga grushti shtetit ushtarak në vitin 2013.