Ekipet e AA-së do të ndjekin nga terreni zhvillimet lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA
Miliona amerikanë do të bëjnë zgjedhjet e tyre politike në zgjedhjet presidenciale, ku do të përcaktohet fituesi i garës mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump
Washington DC
Ekipet e Agjencisë Anadolu (AA) do të përcjellin menjëherë për abonentët e tyre të gjitha zhvillimet në lidhje me zgjedhjet kritike presidenciale dhe ato të Kongresit që do të mbahen sot në SHBA, raporton Anadolu.
Ndërsa po përfundon numërimi mbrapsht për zgjedhjet që do të përcaktojnë presidentin e ri dhe anëtarët e rinj të Kongresit në SHBA, qytetarët amerikanë do të shkojnë sot në kutitë e votimit.
Miliona amerikanë do të bëjnë zgjedhjet e tyre politike në zgjedhjet kritike presidenciale, ku do të përcaktohet fituesi i garës kokë më kokë mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.
Gazetarët dhe fotoreporterët e AA-së, këto zgjedhje historike ku do të zgjidhet presidenti i 60-të do t'i ndjekin në Washington DC, New York, Chicago dhe Michigan si dhe do t'ua përcjellin menjëherë abonentëve të tyre të gjitha zhvillimet në terren me lajme, foto, video, lidhje live dhe njoftime.
Associated Press (AP), e cila ka ndjekur tradicionalisht zgjedhjet presidenciale dhe të Kongresit në SHBA që nga viti 1848 dhe ka shpallur rezultatet jozyrtare, është burimi më i rëndësishëm i mediave amerikane për këtë temë.
AA, e cila do të përcjellë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe të Kongresit amerikan përmes të dhënave të ndara nga AP, do të ndajë gjithashtu të gjitha detajet e rezultateve të zgjedhjeve me abonentët e saj me grafika të kuptueshme dhe shpjeguese.