Beyza Binnur Dönmez
11 Qershor 2020•Përditësim: 11 Qershor 2020
Vala e dytë e rasteve me COVID-19 po shfaqet në SHBA, paralajmëroi një ekspert i Universitetit "Johns Hopkins" me qendër në Maryland mes protestave "Black Lives Matter" (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) të cilat po në mbahen në mbarë vendin dhe heqjen e masave parandaluese, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ka një valë të re që po vjen në disa pjesë të vendit", tha të mërkurën Eric Toner, një studiues i lartë për Sigurinë Shëndetësore, siç citohet nga Bloomberg. "Është e vogël dhe është e largët deri më tani, por po vjen", tha ai.
Toner tha se infeksionet në rritje po tejkalojnë rritjen e testimit në disa shtete dhe ngjall shqetësime nëse mund të kontrollohet epidemia.
Do të duhen disa javë për të konstatuar situatën e saktë, tha eksperti, duke shtuar se deri atëherë do të jetë "shumë vonë" për t'u përgjigjur.
SHBA-ja, vendi më i goditur nga koronavirusi, ka regjistruar mbi 2 milionë deri më tani, thuhet në një deklaratë të "Johns Hopkins" dhe me rreth 113 mijë viktima ndërsa 533.500 janë shëruar.
Që nga 20 maji, secili shtet që kishte shpallur urdhrin "Qëndro në shtëpi" ka filluar heqjen e kufizimeve për bizneset dhe hapësirat publike.
Kohët e fundit, në shumë pjesë të vendit është vërejtur kulmi i rasteve të koronavirusit.
Teksasi të mërkurën raportoi numrin më të lartë të infeksioneve ditore gjatë shpërthimit me 2.504 raste.
Florida regjistroi 8.553 raste këtë javë duke përfunduar muajin e parë të rihapjes, që është numri më i lartë gjatë 7 ditëve të fundit.
Në Kaliforni, numri i personave të shtrirë në spital është rritur ndjeshëm nga 13 maji.
Një ekspert tjetër nga Shkolla e Mjekësisë Perelman e Universitetit të Pensilvanisë tha se vala e dytë po përhapet në Arizona, Teksas, Florida dhe Kaliforni.
Arizona "qëndron si një gisht i lënduar për sa i përket një problemi të madh", tha Jeffrey Morris, drejtor i sektorit të biostatistikës.