Corey Blackman
24 Prill 2016•Përditësim: 24 Prill 2016
SANTO DOMINGO (AA) – Autoritetet e Ekuadorit kanë shpallur tetë ditë zie në shenjë respekti për viktimat e shkaktuara nga tërmeti shkatërrues në të cilin humbën jetën rreth 700 persona, ndërsa u lënduan rreth 17.000 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ishte një tragjedi kombëtare. Për shkak të humbjes së madhe në jetë njerëzish, për shkak të solidaritetit me vuajtjet e familjeve të të pësuarve, do të shpallim ditë zie kombëtare tetë ditëshe”, deklaroi presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa.
Duke kujtuar se tërmeti shkatërrues me fuqi prej 7.8 ballë sipas Rihterit para tetë ditëve goditi dhe shkatërroi brigjet veriore të Ekuadorit, presidenti Correa tha se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj nga Kolumbia, Britania e Madhe dhe Kanadaja.
Correa tha se shteti dhe kombi kanë bërë përpjekje maksimale në tejkalimin e tragjedisë duke shtuar se pasojat e tërmetit janë shumë më të mëdha se para dhjetë viteve. “Gjithë 72 orët pas tërmetit kemi arritur të aftësojmë rrjetin ujësjellës, shërbimin shëndetësor dhe të gjitha nevojat e sigurisë për njerëzit në rajonet e prekura”, tha Correa.