Bota

Elon Musk akuzon Zelenskyyn për vrasjen e një gazetari amerikan

Elon Musk, biznesmeni miliarder amerikan dhe këshilltari i lartë i presidentit amerikan Donald Trump akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për vrasjen e një gazetari amerikan

Zeynep Katre Oran  | 20.02.2025 - Përdıtësım : 21.02.2025
Elon Musk akuzon Zelenskyyn për vrasjen e një gazetari amerikan

Ankara

Biznesmeni miliarder amerikan dhe këshilltari i lartë i presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për vrasjen e një gazetari amerikan, transmeton Anadolu.

Musk iu përgjigj një postimi të një përdoruesi në platformën X që pretendonte se gazetari kiliano-amerikan Gonzalo Lira ishte "vrarë në Ukrainë në vitin 2024 për shkak se kishte kritikuar Zelenskyyn".

Në përgjigjen e tij për vdekjen e gazetarit Lira, i cili u arrestua për postimet e tij "pro-ruse" ndërsa jetonte në Kharkov të Ukrainës, Musk tha: "Zelenskyy vrau një gazetar amerikan".

Musk edhe më parë në një postim të bërë në X i ka bërë thirrje Zelenskyyt që të shkojë në zgjedhje për të "përfaqësuar vullnetin e popullit ukrainas".

Presidenti amerikan Trump në deklaratën e tij të fundit lidhur me Zelenskyyn, mbrojti idenë se Zelenskyy filloi luftën dhe më pas nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë. Trump e përshkroi Zelenskyyn si një "diktator që nuk shkon në votime".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.