Bota

Emiri i Katarit vlerëson entuziazmin e ndërsjellë për të forcuar partneritetin me Türkiyen

Tetë marrëveshje u nënshkruan nga të dy vendet herët sot gjatë takimit të 10-të të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar në Ankara, në prani të Sheikh Tamimit dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan

Rania R.a. Abushamala  | 14.11.2024 - Përdıtësım : 15.11.2024
Emiri i Katarit vlerëson entuziazmin e ndërsjellë për të forcuar partneritetin me Türkiyen

Doha

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani përshëndeti entuziazmin e përbashkët me Türkiyen për të forcuar partneritetin e tyre dypalësh, transmeton Anadolu.

Tetë marrëveshje u nënshkruan nga të dy vendet herët sot gjatë takimit të 10-të të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar në Ankara, në prani të Sheikh Tamimit dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Gjatë takimit tim me vëllanë tim Recep Tayyip Erdoğan, si pjesë e sesionit të 10-të të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar sot në Ankara, rikonfirmova angazhimin tonë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona strategjike në një mënyrë që u shërben interesave të të dy vendeve në të gjitha fushat”, tha emiri i Katarit në X.

“Isha i kënaqur me entuziazmin e përbashkët për të rritur partneritetin tonë dypalësh dhe për të thelluar miqësinë tonë historike”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın