Enes Canlı
29 Shtator 2020•Përditësim: 30 Shtator 2020
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Jaber al-Ahmad al-Sabah, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve e Kuvajtit, oborri mbretëror njoftoi se: "Me trishtim dhe pikëllim të madh ngushëllojmë popullin e Kuvajtit, kombet arabe dhe islame për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij, Sheikh Sabah al-Jaber al-Ahmad al-Sabah, Emirit të Shtetit të Kuvajtit".