Bota

Erdoğan dhe kreu i NATO-s, Rutte bisedë telefonike për zhvillimet në Siri

Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan tha se Siria duhet të qeveriset nga populli sirian dhe se Türkiye do të vazhdojë të bëjë më të mirën për të ndërtuar një Siri pa terror

Özcan Yıldırım  | 10.12.2024 - Përdıtësım : 10.12.2024
Erdoğan dhe kreu i NATO-s, Rutte bisedë telefonike për zhvillimet në Siri

Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, transmeton Anadolu.

Në një postim të Drejtorisë së Komunikimeve Presidenciale të Türkiyes thuhet se gjatë bisedës Erdoğan-Rutte është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri.

Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan tha se Türkiye ka theksuar përkushtimin për mbrojtjen e integritetit territorial dhe stabilitetit të Sirisë që nga dita e parë e luftës civile në Siri.

"Siria duhet të qeveriset nga populli sirian dhe se Türkiye është e përkushtuar të bëjë më të mirën për të ndërtuar një Siri të pastër nga terrorizmi", ka thënë Erdoğan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın