Enes Kaplan
27 Qershor 2019•Përditësim: 27 Qershor 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka arritur në qytetin Osaka të Japonisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-tës që do të fillojë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Aeroportin Kansai, presidenti Erdoğan u prit nga zëvendësministri i Jashtëm i Japonisë Kenji Yamada, ambasadori i Turqisë në Tokjo Murat Mercan dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë qëndrimit të tij në Osaka, Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, shefi i komunikimeve i Presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.