Bota

Erdoğan: Türkiye synon të sigurojë paqe përmes diplomacisë së vrullshme

"Pavarësisht të gjitha pengesave, ne po punojmë për të ndërtuar një sistem ndërkombëtar efektiv dhe gjithëpërfshirës për të garantuar paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin”, tha presidenti Erdoğan

Gözde Bayar  | 04.07.2024 - Përdıtësım : 05.07.2024
Erdoğan: Türkiye synon të sigurojë paqe përmes diplomacisë së vrullshme

Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij synon të sigurojë paqen në rajon dhe më gjerë përmes diplomacisë së vrullshme të bazuar në njerëz dhe vlera njerëzore, raporton Anadolu.

“Pavarësisht të gjitha pengesave, ne po punojmë për të ndërtuar një sistem ndërkombëtar efektiv dhe gjithëpërfshirës për të garantuar paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin”, tha presidenti Erdoğan në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) që po mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Erdoğan tha se rrënojat në Rripin e Gazës, nën të cilat shtrihen trupat e mbi 16 mijë fëmijëve të pafajshëm e që janë viktima të një ofensive gati nëntëmuajshe izraelite, janë gjithashtu "rrënojat e sistemit ndërkombëtar që ka humbur legjitimitetin e tij pasi dështoi për të ndaluar masakrën".

Presidenti turk theksoi se Izraeli duhet të ndalet dhe të detyrohet të pranojë një armëpushim të përhershëm në Gaza, duke u kërkuar vendeve të rrisin presionin ndaj administratës izraelite.

Izraeli, duke shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, është përballur me reagime ndërkombëtare në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, rreth 38 mijë palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe rreth 87.400 të tjerë janë plagosur.

Mbi tetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë në rrënoja, krahas një bllokade të dëmshme ndaj ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın