Politikë, Bota

Erdoğan: Türkiye është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur PKK-DEASH në terren

"Türkiye është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur të dyja organizatat terroriste në terren", tha presidenti Erdoğan

Ekip  | 17.12.2024 - Përdıtësım : 17.12.2024
Erdoğan: Türkiye është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur PKK-DEASH në terren

Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit të tij me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, duke folur për luftën e vendit të tij kundër organizatave terroriste PKK dhe DEASH, tha se "Türkiye është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur të dyja organizatat terroriste në terren", raporton Anadolu.

Erdoğan dhe Von der Leyen u takuan në Ankara, ndërsa pas takimit është mbajtur një konferencë e përbashkët për media.

Presidenti turk Erdoğan pas takimit me Von der Leyen tha se në takim e kanë parë që janë dakord për krijimin e një vullneti pjesëmarrës në Siri e veçanërisht për ruajtjen e integritetit territorial këtij vendi.

Lidhur me marrëdhëniet e vendit të tij me Bashkimin Evropian (BE), presidenti turk tha: "Interesat tona të përbashkëta nuk duhet të mbahen peng nga agjendat e kufizuara të disa anëtarëve".

"Midis Türkiyes dhe Bashkimit Evropian ka nevojë për një marrëdhënie më të fuqishme dhe më të institucionalizuar se kurrë më parë. Si vend kandidat e kemi këtë vullnet", tha Erdoğan për marrëdhëniet Türkiye-BE.

Erdoğan nga Samiti i ardhshëm i BE-së shprehu pritjen e tij që të merren vendime që do t'i përgjigjen përditësimit të Unionit Doganor, si dhe përshpejtimit të proceseve deri në arritjen e liberalizimit të vizave.

Duke folur për luftën e vendit të tij kundër organizatave terroriste PKK dhe DEASH, ai tha se "Türkiye është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur të dyja organizatat terroriste në terren".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.