Ferdi Türkten
05 mars 2020•Përditësim: 05 mars 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me takimin me presidentin e Rusisë, Valdimir Putin tha se "Vendimet e sakta dhe hapat që do të ndërmarrim sot këtu do të lehtësojnë rajonin dhe vendet tona", raporton Anadolu Agency (AA).
Në rezidencën e Kremlinit filloi takimi mes presidentëve Erdoğan dhe Putin ku në pjesën e hapur për mediat Erdoğan i ka shprehur falënderime Putinit për takimin. "Këtë takim do ta zhvillonim në Turqi, por për shkak të zhvillimeve dhe punimeve tuaja këtu lidhur me kushtetutën, këtë takim po e zhvillojmë këtu", tha presidenti turk.
"Takimi për Idlibin ka një rëndësi të madhe dhe për shkak të problemit në rajon e gjithë bota e ka vëmendjen këtu", tha Erdoğan duke shtuar se "Vendimet e sakta dhe hapat që do të ndërmarrim sot këtu do të lehtësojnë rajonin dhe vendet tona".
Pasi vuri në dukje se po përjetohet një periudhë ku marrëdhëniet Turqi-Rusi janë maksimale, Erdoğan tha: "Ndodhemi në një periudhë shumë të ndryshme në marrëdhëniet tona si në industrinë e mbrojtjes ashtu edhe në atë tregtare. Ne po bëjmë llogaritë që këto t'i përparojmë edhe më shumë. Sigurisht që qëllimi ynë është t'i kryejmë këto duke u forcuar. Besoj se do ta arrijmë edhe këtë".
Takimi Erdoğan-Putin në pallatin Kremlin zgjati për rreth dy orë e gjysmë.
Më pas, nën kryesimin e dy liderëve, filloi një takim mes delegacioneve.