Berk Özkan
23 Janar 2022•Përditësim: 24 Janar 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë janë diskutuar marrëdhëniet Turqi-Iran dhe çështjet rajonale.
Gjatë bisedës president Erdoğan ka theksuar se vazhdojnë punimet për Takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë që do të mbahet së shpejti në Teheran dhe lidhur me marrëveshjet që mund të nënshkruhen në kuadër të kësaj.
Nga ana tjetër duke thënë se ata vazhdojnë përpjekjet e tyre për paqen dhe stabilitetin në Kaukaz, presidenti Erdoğan tha se në kuadër të kësaj si Turqi ata dëshirojnë të presin takimin e radhës të Platformës 3+3 të cilën e zhvilluan së bashku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.