Şenhan Bolelli
07 Prill 2017•Përditësim: 08 Prill 2017
MADRID (AA) - ETA, e cila prej 59 vitesh lufton për pavarësinë e rajonit bask në verilindje të Spanjës dhe e cila gjendet në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian (BE), ka njoftuar se tanimë është "organizatë e paarmatosur", raporton Anadolu Agency (AA).
ETA, duke dërguar deklaratë me shkrim në kompaninë mediatike britanike BBC "me qëllim të informimit të popullit bask dhe komunitetit ndërkombëtar", ka njoftuar se shoqërisë civile baske ia ka dorëzuar listën e armëve dhe mjeteve shpërthyese që do t'i dorëzojnë te autoritet juridike franceze më 8 prill.
ETA në deklaratë ka theksuar se lista e arsenalit të groposur aktualisht gjendet te shoqëria civile baske, duke shtuar se "Çarmatimi i plotë do të realizohet më 8 prill".
"ETA tanimë bëhet organizatë e paarmatosur, por procesi ende nuk ka përfunduar. Çarmatimi do të ndodh gjatë ditës së nesërme. Mund të ketë sulme nga armiqtë e paqes", thuhet në deklaratë.