Tufan Aktaş
27 Shtator 2018•Përditësim: 28 Shtator 2018
ADDIS ABABA (AA) - Të krishterët ortodoks në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, shënuan festivalin tradicional “Meskel”, në nder të “Zbulimit të Kryqit të Shenjtë” nga perandorja romake Helena në shekullin e katërt, raporton Anadolu Agency (AA).
Kremtimi i mbajtur në Sheshin e Kryqit, përveç presidentit të Etiopisë, Mulatu Teshome, u ndoq edhe nga Patriarku i Kishës Ortodokse, Abune Mathias, si dhe shumë turistë.
Mijëra të krishterë ortodoks në festival kishin veshur rroba tradicionale të bardha. Festimi filloi me ndezjen e zjarrit.
Etiopianët dhe eritreanët e krishterë ortodoks, sipas kalendarit Gregorian, festivalin “Meskel” e festojnë çdo vit më 27 shtator ndërsa në vite të brishta më 28 shtator.