Bota

Fëmijët palestinezë argëtohen gjatë Ramazanit duke rrotulluar shkëndijëzat

Fëmijët në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, u argëtuan me shkëndijëzat, që është një nga argëtimet tradicionale të Ramazanit në vend

Dzihat Aliju  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Fëmijët palestinezë argëtohen gjatë Ramazanit duke rrotulluar shkëndijëzat

Shkup

Fëmijët palestinezë argëtohen gjatë muajit të Ramazanit duke rrotulluar shkëndijëzat, raporton Anadolu.

Fëmijët në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, u argëtuan me shkëndijëzat, që është një nga argëtimet tradicionale të Ramazanit në vend.

Të paktën 48.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Sulmet u ndërprenë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın