Bakir Tiro
20 Janar 2017•Përditësim: 21 Janar 2017
SHKUP (AA) – Me muaj të tërë them që familja e Michael Schumacher nuk i thotë të gjitha në lidhje me shëndetin e tij. Ata duhet të thyejnë heshtjen dhe miliona tifozëve t'u tregojnë se si qëndron puna, ka deklaruar Willi Weber, ish-menaxheri i Schumacher, i cili e ndoqi nga ditët e fëmijërisë dhe me të cilin ka fituar të gjitha shtatë titujt e kampionit në Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Weber tha se edhe familja e Schumacher nuk dëshiron të dëgjojë këshilla dhe ai ndihet sikur t'i bie murit me kokë.
"Çdo herë kur më bie telefoni shpresoj të jetë Michaeli, që ta pyes si je", theksoi Weber.
Schumacher pësoi dëmtime të rënda gjatë aksidentit në skijim më 29 dhjetor 2013, në Francë. Që nga ajo kohë ai është në shtrat dhe sipas të gjitha informacioneve në dispozicion gjendja e tij është e rëndë dhe nuk dihet nëse gjendja e tij do të përmirësohet.