Barry Eitel
31 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
SAN FRANCISCO (AA) – Raporti i publikuar të mërkurën nga një grup prominent për të drejtat e njeriut thotë se qeveria amerikane në vazhdimësi kërkon nga Apple dhe Google të ndihmojë në dekodimin e telefonave celularë nëpërmjet një urdhëri të gjykatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata “The American Civil Liberties Union” ka regjistruar 63 raste të ndara mes viteve 2008 dhe 2016 në të cilat Departamenti i Drejtësisë ka parashtruar udhërëresa të gjykatës në mënyrë që të detyrojë kompanitë ti ndihmojnë qeverisë për të pasur qasje në të dhënat e ruajtura në telefonat celularë ose në tabletët.