Bota

FBI pretendon se Rusia kreu aktivitete dezinformuese lidhur me zgjedhjet në SHBA

Në deklaratën e FBI-së pretendohet se aktorët e lidhur me Rusinë "krijuan imazhe dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve në SHBA

Irmak Akcan  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
FBI pretendon se Rusia kreu aktivitete dezinformuese lidhur me zgjedhjet në SHBA

Ankara

Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës së SHBA-së (CISA) pretendojnë se Rusia ka kryer dy përpjekje të reja dezinformimi prej të cilave një artikull për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe një intervistë të rreme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga FBI dhe CISA, pretendohet se aktorët rusë si pjesë e një fushate dezinformuese përdorën një artikull që pretendonte se zyrtarët amerikanë "organizuan një plan për të kryer mashtrim" në zgjedhje dhe publikuan një imazh që tregonte në mënyrë të gabuar një intervistë me një person që pretendonte se është kryer "mashtrim zgjedhor" në shtetin e Arizonës.

Në deklaratë pretendohet se aktorët e lidhur me Rusinë "krijuan imazhe dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të ngjallur frikë tek votuesit për procesin zgjedhor dhe për të sugjeruar se qytetarët amerikanë po përdorin dhunë kundër njëri-tjetrit për shkak të preferencave të tyre politike".

"Këto aktivitete të Rusisë bartin rrezikun e provokimit. Aktivitetet ishin të dizajnuara për të 'lëkundur besimin në procesin zgjedhor' dhe për të krijuar mosmarrëveshje mes votuesve amerikanë", thuhet në deklaratë.

Më tej u bë paralajmërim kundër mundësisë që Rusia të publikojë përmbajtje të ngjashme në ditën e zgjedhjeve.

Gjithashtu në deklaratë vihet në dukje se Irani vazhdon të mbetet "kërcënim i rëndësishëm i ndikimit të huaj kundër zgjedhjeve në SHBA".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın