Bota

Fidan: Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë

"Sigurisht që do të vijë dita kur palestinezët do të jetojnë të lirë në tokat e tyre, nën çatinë e shtetit të tyre. Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë", shkroi Fidan

Muhammet Tarhan  | 15.08.2024 - Përdıtësım : 15.08.2024
Fidan: Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, në mesazhin e tij që postoi pas fjalimit që presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, mbajti para ligjvënësve në Asamblenë e Madhe Popullore të Türkiyes (TBMM) theksoi se "Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë", transmeton Anadolu.

"Sigurisht që do të vijë dita kur palestinezët do të jetojnë të lirë në tokat e tyre, nën çatinë e shtetit të tyre. Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë", shkroi Fidan.

Fjalimi 46-minutësh i liderit palestinez në parlamentin turk u prit me duartrokitje nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, deputetët dhe të ftuarit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.