Ihvan Radoykov
11 Gusht 2020•Përditësim: 11 Gusht 2020
Zjarri në rajonin Lesova, në afërsi të kufirit bullgaro-turk, është fikur pas katër ditësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prefektja e Haskovas Stefka Zdravkova në një deklaratë për televizionin kombëtar bullgar (BNT) tha se zjarri përfshiu një sipërfaqe prej disa mijëra hektarësh, përfshirë edhe sipërfaqe bujqësore.
“Gabime të vogla të njerëzve mund të sjellin deri te dëme të mëdha”, tha ajo.
Ajo shtoi se supozohet se shkaku është një cigare të cilën një vozitës kamioni e hodhi afër vendkalimit kufitar në Lesova, ndërsa zjarri u ndihmua nga era shpejtë. Shërbimet kompetente janë në terren dhe punojnë për vlerësimin e dëmit.
“Një papërgjegjësi e vogël që është shkaku i zjarrit ka dëmtuar mijëra persona në këtë rajon dhe ka shkaktuar dëme mbi bujqësinë. U bëj thirrje qytetarëve që në këtë periudhë kur është i lartë rreziku nga shpërthimi i zjarrit, të kenë kujdes dhe të jenë të përgjegjeshëm”, tha Zdravkova.
Zyrtarët lokalë njoftuan se zjarri është fikur pas katër ditësh, ndërsa në terrën do të mbajnë kujdestari ekipe me nëntë automjete zjarrfikëse.