Bota

Filipinet mobilizojnë forcat e armatosura për shkak të stuhisë që shkaktoi dhjetëra të vdekur

Numri i të vdekurve është rritur në 40 në gjithë Filipinet për shkak të erërave të forta, reshjeve të dendura, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut

Riyaz Khaliq Khaliq  | 25.10.2024 - Përdıtësım : 26.10.2024
Filipinet mobilizojnë forcat e armatosura për shkak të stuhisë që shkaktoi dhjetëra të vdekur

Istanbul

Filipinet urdhëruan sot "mobilizim të plotë" të forcave të armatosura pasi stuhia e fortë Trami përmbyti qytete dhe vrau të paktën 40 njerëz, transmeton Anadolu.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr. urdhëroi forcat e armatosura të Filipineve të mobilizojnë burimet e tyre për të ndihmuar në operacionet e ndihmës, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Stuhia tropikale Trami, e njohur në vend si Kristine, ka goditur rëndë vendin ishullor të Azisë Juglindore me rrebeshe dhe erëra të mëdha.

Më shumë se 20 nga viktimat kanë humbur jetën në rajonin e goditur rëndë Bicol.

Marcos urdhëroi gjithashtu vendosjen e helikopterëve presidencialë për të ndihmuar viktimat e tajfunit, ndërsa Policia Kombëtare e Filipineve, Brigadat e Zjarrfikësve dhe Roja Bregdetare janë vendosur në gatishmëri të lartë.

"Dua të shoh një rrjedhje të vazhdueshme të ndihmës në front", u tha ai zyrtarëve.

Marcos, megjithatë, pranoi se operacionet e kërkim-shpëtimit u përballën me probleme aksesi për shkak të përmbytjeve, rrebeshit të dendur si dhe rrugëve të prishura për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Qytetet Naga dhe Legazpi kanë raportuar "shumë viktima, por ne nuk kemi mundur të hyjmë ende", tha Marcos në një konferencë shtypi.

Rajonet në jug të kryeqytetit Manila janë përballur me shkatërrime të rënda ndërsa stuhia kaloi Filipinet perëndimore drejt Detit të Kinës Jugore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın