Bota

Fillon evakuimi i pjesshëm nga kampi Jermuk në Siri

Si rezultat i negociatave të zhvilluara me regjimin e Bashar al Asadit nëpërmjet ndërmjetësimit të Rusisë, me 29 prill u arrit një marrëveshje për evakuimin e detyruar në kampin Jermuk në jug të Damaskut

Mohamad Misto  | 03.05.2018 - Përdıtësım : 03.05.2018
Fillon evakuimi i pjesshëm nga kampi Jermuk në Siri

Jermuk/Ankara

JERMUK/ANKARA (AA) - Niset autokolona e parë e evakuimit nga rajoni në kontrollin e opozitarëve në kampin Jermuk, ku strehohen kryesisht refugjatët palestinezë në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i negociatave të zhvilluara me regjimin e Bashar al Asadit nëpërmjet ndërmjetësimit të Rusisë, me 29 prill u arrit një marrëveshje për evakuimin e detyruar në kampin Jermuk në jug të Damaskut nga pjesa nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). 

Në këtë kuadër bëhet e ditur se është nisur drejt pjesës veriore të vendit autokolona e civilëve dhe anëtarëve të ULS-së që kanë dashur të dalin nga bllokada e regjimit në këtë rajon. 

Autokolona e evakuimit nga vendbanimet Jelde, Bebbile dhe Bajt Sahim përbëhet nga 31 autobusë dhe pritet që të evakuuarit të vendosen në rajonin e operacionit "Mburoja Eufratit". Nga rajoni pritet që të evakuohen rreth 17 mijë persona. 

Më shumë se 100 mijë civilë ndodhen nën rrethim 

Kampi Jermuk, ku jetojnë kryesisht refugjatët palestinezë dhe i cili ndodhet 8 km në jug të Damaskut, është në një hapësirë të shtrirë me një sipërfaqe prej 16 km katrorë, ku pjesa prej 8 km katrorë në perëndim ndodhet nën kontrollin e DEASH-it, ndërsa pjesa në lindje prej 7 km katrorë nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). 

Pjesën prej një 1 km katror në veri të kampit Jermuk mes forcave të regjimit dhe DEASH-it është nën kontrollin e një prej grupeve të armatosura kundër regjimit (Hejet Tahrir Damask). 

Në pjesën nën kontrollin e DEASH-it, në Jermuk, 2.500 familje jetojnë afër 5 vite nën rrethimin e regjimit të Asadit dhe grupeve të mbështetura nga Irani, shumica e të cilëve janë kryesisht refugjatë palestinezë. Ndërsa në pjesën nën kontrollin e ULS-së ndodhen në rrethim rreth 100 mijë civilë. 

DEASH-i, i cili ka pushtuar 95 për qind të kampit Jermuk, ka nën kontroll të plotë lagjen El Esved përreth kampit, një pjesë të madhe të lagjes Tadamun, si dhe lagjet Kadem, As Sari dhe Muezzinije. 

Forcat e regjimit pasi morën nën kontroll Gutën Lindore, më 19 prill filluan sulme intensive në Jermuk, ku dhe si pasojë humbën jetën dhjetëra palestinezë. 

Regjimi më 29 prill nëpërmjet Rusisë arriti një marrëveshje për evakuim edhe me Hejet Tahrir Damask. Por theksohet se në rajonin e DEASH-it vazhdojnë ende sulmet. 





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın