Saadet Firdevs Aparı
23 Janar 2023•Përditësim: 24 Janar 2023
Ka filluar greva e mijëra punonjësve të ambulancave në Britani për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagat, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e sindikatave Unite dhe Unison që përfaqësojnë punonjësit e ambulancave, filluan grevën në Angli dhe Uells.
Anëtarët e Unison-it grevën e realizojnë në pesë ambulanca në Angli si dhe në dy spitale në Liverpool, kurse anëtarët e sindikatës Unite shkuan në grevë në Uells dhe rajonet e Midlands-it.
Më 6 shkurt, punonjësit e ambulancave do t'i bashkëngjiten mijëra infermierëve në grevën që pritet të jetë më e madhja e në historinë e Shërbimeve Shëndetësore Kombëtare të Britanisë (NHS).
Në fillim të javës së kaluar, mësuesit, makinistët e trenave dhe infermierët kishin njoftuar grevat që do të organizojnë në shkurt dhe mars.