Bota

Fillon në Budapest Samiti i Komunitetit Politik Evropian

Türkiye në këtë samit përfaqësohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan

Selen Valente Rasquinho  | 07.11.2024 - Përdıtësım : 07.11.2024
Fillon në Budapest Samiti i Komunitetit Politik Evropian

Bruksel

Samiti i 5-të i Komunitetit Politik Evropian, ka filluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, për të diskutuar sfidat e sigurisë që Evropa përballet, raporton Anadolu.

Samiti që mirëpret liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe të atyre të vendeve tjera të kontinentit evropian, organizohet në mikpritjen e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Türkiye në këtë samit përfaqësohet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Në samiti marrin pjesë mbi 40 krerë të qeverive dhe shteteve, ndërsa agjenda e samitit në thelb është "sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa".

Luftimi i emigracionit të parregullt, siguria ekonomike dhe klima janë gjithashtu ndër pikat kryesore të axhendës.

Liderët gjithashtu do të trajtojnë edhe zgjidhjen e Donald Trump-it si president i 47-të i SHBA-së.

Komuniteti Politik Evropian u themelua në vitin 2022.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.