
PAMPLONA (AA) - Në rajonin Pamplona që ndodhet në rajonin autonom Navarra të Spanjës fillon para ndërtesës së bashkisë Festivali “San Fermin”, i cili është i njohur me vrapimin e demëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra persona të veshur me bluza të bardha dhe shall të kuq të cilët kishin mbushur sheshin për të festuar fillimin e festivalit dhe për të vërejtur shkrepjen e fishekut të emëruar "Chupinazo" brohoritën "Pamplonasit, rroftë San Fermin".
Gjatë hapjes vendasit dhe turistët kanë valëvitur në duar t e tyre shallet e kuq dhe pas shkrepjes së fishekut ata vendosën në qafë shallet e kuq të tyre. Ndërsa anëtaret e shoqatave për të drejtat e grave gjatë festivalit për të protestuar ndaj ngacmimit seksual të grave kanë vendosur shallet me ngjyrë vjollcë.
Pamplona e cila ka një popullsi afërsisht 200 mijë banorë pritet që në ditët e ardhshme numri i banorëve dhe vizitorëve të shkojë në 1 milionë persona. Gjithashtu mësohet se hotelet janë mbushur 78 përqind, ndërsa në festival i cili do të vazhdojë deri në 14 korrik do të zhvillohen 459 aktivitete.
Demat të cilët do të dalin në arenë në kuadër të festivalit nesër në orët e mëngjesit do të vrapojnë nëpër rrugë. Vrapimi i parë i cili do të nisë në orën 08.00 me orën lokale 6, dema nën shoqërimin e qindra personave pas një rruge 850 metra do të mbërrijnë në arenë. Theksohet se nga këto kushte që nga vitin 1924 janë plagosur qindra persona dhe kanë humbur jetën 15 persona. Ndërsa ndaj atyre që nuk zbatojnë rregullat në vrapimin me dema do të gjobiten nga 600 deri në 60 mijë euro.
Krahas 400 gazetarëve të akredituar të 139 mediave të ardhur nga 20 vende në festivalin “San Fermin” ndodhet edhe ekipi i Anadolu Agency i cili ndjek nga afër këtë festival.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.