Aslı Aral
25 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
LONDËR (AA) - Gazeta britanike "Financial Times" (FT), shkroi se "Turqia e cila deportoi një nga autorët e sulmeve në Bruksel, zbuloi dobësinë e sigurisë dhe inteligjencës në Evropë", raporton Anadolu Agency (AA).
Në artikullin e gazetës u theksua se pas deklaratave të Turqisë se janë paralajmëruar autoritetet belge në lidhje me sulmuesit, ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të këtij vendi kanë dhënë dorëheqje, mirëpo kryeministri belg Charles Michel nuk i pranoi dorëheqjet e tyre.