Firence, qendra kulturore dhe turistike në Itali
Katedralja e Firences është një nga monumentet më ikonike të qytetit, e cila nga turistët nuk anashkalohet për t'u vizituar. Kupola e saj madhështore, e projektuar nga Filippo Brunelleschi, është një kryevepër që dominon horizontin e qytetit

Firence
Firence, kryeqyteti i rajonit italian të Toskanës, është një destinacion i pasur turistik me një famë botërore, i njohur për kulturën, artin dhe arkitekturën e pasur që posedon, raporton Anadolu.
Katedralja e Firences, e njohur gjithashtu si ‘Duomo’ ose ‘Santa Maria del Fiore’, është një nga monumentet më ikonike të qytetit, e cila nga turistët nuk anashkalohet për t'u vizituar. Kupola e saj madhështore, e projektuar nga Filippo Brunelleschi, është një kryevepër që dominon horizontin e qytetit.
Gjithashtu edhe rrugët historike të qytetit, si ajo Via de' Tornabuoni dhe Piazza della Signoria, janë mjaft të frekuentura me praninë e vendasve dhe turistëve pothuajse në çdo orë të ditës.
Bukuria e Firences qëndron në aftësinë e saj për të përzier trashëgiminë e saj të Rilindjes me një atmosferë të gjallë moderne, duke e bërë atë një destinacion të përjetshëm për udhëtarët.
Firence është qyteti më i populluar në Toskana, me gjithsej 367.150 banorë dhe me mbi 1.52 milionë në zonën e tij metropolitane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.