Sibel Uğurlu
24 Dhjetor 2018•Përditësim: 24 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Forcat ajrore turke kanë neutralizuar gjashtë terroristë të PKK-së në veri të Irakut, bëri të ditur Ministria turke e Mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmet ajrore u kryen të dielën në rajonet Zap dhe Hakurk, tha ministria në Twitter.
Terroristët po komplotonin sulme ndaj bazave turke, thuhet më tej.
Sipas Ministrisë, sulmet ajrore gjithashtu shkatërruan strehimore dhe shpellat e grupit terrorist.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40.000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.