Mustafa Deveci
27 Tetor 2025•Përditësim: 27 Tetor 2025
Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot (dron) të ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se një dron që po kryente një fluturim vëzhgues mbi qytezën Kfar Kila në qytetin Nabatieh në jug të Libanit u rrëzua dje.
Në hetimin e kryer paraprak është përcaktuar se droni u rrëzua si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat e UNIFIL-it.
Pas kësaj, një dron tjetër i ushtrisë hodhi një granatë në zonën ku ndodhej droni i rrëzuar. Në deklaratë mbrohet ideja se nuk u hap zjarr kundër forcave të UNIFIL dhe se hetimi për incidentin do të vazhdojë.
Theksohet se një dron i ushtrisë izraelite hodhi bombë pasi iu afrua një patrulle të UNIFIL-it pranë qytezës Kfar Kila dhe se menjëherë pas kësaj edhe një tank hapi zjarr ndaj ushtarëve paqeruajtës.