Selen Temizer,Mohamad Misto,Levent Tok
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
ANKARA/HALEP (AA) - Rusia dhe regjimi i Asadit po ndërmarrin sulme intensive për të mbyllur korridorin strategjik që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve mes kufirit të Turqisë dhe qytetit Halep në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Avionët rusë që prej 3 ditësh po bombardojnë intensivisht korridorin nën kontrollin e opozitarëve i cili ofron lidhjen e Halepit me Turqinë. Ndërsa forcat e Asadit me mbështetjen e milicëve iranianë po sulmojnë nga lindja e korridorit.
Korridori nën kontrollin e opozitarëve i cili mbetet në lindje të rajoneve Nubul dhe Zehra që janë nën kontrollin e regjimit dhe janë masivisht të populluara nga Shiitët është zvogëluar me një gjatësi afërsisht prej 6 kilometra. Ditën e djeshme fshatrat Tel Xhibin, Duvejr Zejtun dhe Hırdetejn kaluan nën kontrollin e regjimit. Kështu korridori i cili ishte 9 kilometra me përparimin e forcave të regjimit është zvogëluar në 6 kilometra.