Ayşe Hümeyra Atılgan
02 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
BAGDAD (AA) - Forcat irakiane kanë rikthyer të dielën një aeroport ushtarak dhe 25 fshatra në qytetin verior të Irakut Kirkuk nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e ushtrisë së vendit dhe grupi Hashd al-Shaabi, njësi e ushtrisë irakiane, kanë çliruar Aeroportin Al-Fateh dhe 25 fshatra, njoftoi për AA, gjeneral lejtnant i ushtrisë Abdul Amir Jarullah.
Të premten, kryeministri irakian, Haider al-Abadi, njoftoi nisjen e fazës së dytë të operacioneve në vazhdim që synonin rikthimin e distriktit Havixhe.
Në një deklaratë televizive, Abadi u zotua të "çlirojë çdo pëllëmbë të Irakut dhe të shtypë bandat terroriste të DEASH-it njëherë e përgjithmonë".
Jarullah, i cili është duke komanduar operacionin, tha më parë në një deklaratë se faza e dytë e fushatës kishte për qëllim rikthimin e qendrës së distriktit dhe disa fshatrave të largëta.
Së bashku me distriktin Havixhe në Kirkuk, prania në rënie e DEASH-it në vend tani është e kufizuar kryesisht në qytetet Rava dhe Al-Kaim në provincën perëndimore të Anbarit në Irak afër kufirit sirian.
Pas marrjes nën kontroll të territoreve të mëdha në Irak dhe Siri në mesin e vitit 2014, DEASH kohëve të fundit ka pësuar një varg humbjesh nga ushtria irakiane.
Muajin e kaluar, organizata terroriste u dëbua nga Tal Afar në provincën veriore të Ninevës në Irak. Një muaj më parë, qyteti verior Mosul u mor nga ushtria pas një rrethimi nëntëmujor.