Ali Abo Rezeg
26 Qershor 2019•Përditësim: 26 Qershor 2019
Forcat izraelite në bastisjet e kryera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar nëntë palestinezë, bëri të ditur ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, ushtria izraelite tha se individët janë arrestuar për "përfshirje të dyshuar në veprimtaritë terroriste popullore".
Megjithatë, nuk e shpjegohet natyra e këtyre "aktiviteteve" të supozuara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të "kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, afërsisht 5,700 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, aktualisht vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael.