Esat Fırat
26 Nëntor 2018•Përditësim: 27 Nëntor 2018
KUDS (AA) – Gjatë aksioneve të cilat forcat izraelite i realizuan në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë arrestuar 45 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e policisë izraelite theksohet se në aksionet në Kudsin Lindor u arrestuan 32 palestinezë për shkak të dyshimit se kanë ndihmuar dhe shërbyer forcat palestineze të sigurimit.
Theksohet se 32 palestinezët e arrestuar do të dalin para gjykatës.
Nga ana tjetër, forcat izraelite në disa qytete në Bregun Perëndimor arrestuan 13 palestinezë.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA lajmëron se ushtarët izraelitë në Ramallah dhe Hebron arrestuan 13 palestinezë nën akuzat për pjesëmarrje në aktivitete terroriste. Në mesin e të arrestuarve janë dy të mitur dhe një përfaqësues mediash.
Forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor duke arrestuar palestinezë nën akuza të ndryshme.
Të dhënat zyrtare të palës palestineze tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 6.500 palestinezë, prej tyre 450 janë në paraburgim administrativ.