Mohamed Sabry Emam Muhammed
17 Prill 2019•Përditësim: 17 Prill 2019
Forcat izraelite arrestuan nëntë palestinezë në bastisjet e kryera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se palestinezët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitete popullore armiqësore", por nuk specifikoi natyrën e këtyre "aktiviteteve" të supozuara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar, me pretendime të ndryshme
Sipas shifrave palestineze, afërsisht 5,700 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë të shumtë, aktualisht po vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael.