Forcat izraelite arrestuan 30 palestinezë në Bregun Perëndimor
Forcat izraelite kryen bastisje në disa qytete të Bregut Perëndimor dhe arrestuan 30 palestinezë, përfshirë edhe ish të burgosur

Ramallah
Ushtria izraelite në bastisjet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar arrestoi 30 palestinezë, përfshirë ish të burgosur, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e përbashkët nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë u dha informacion mbi çështjen në fjalë.
Forcat izraelite kryen bastisje në disa qytete të Bregut Perëndimor dhe arrestuan 30 palestinezë, përfshirë edhe ish të burgosur.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Gjatë kësaj periudhe në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor u vranë 930 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë ndërsa u plagosën afro 7.000 njerëz në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve izraelitë që uzurpuan tokat palestineze.