Bota

Forcat izraelite goditën një shtëpi në Bregun Perëndimor me raketë antitank

Dëshmitarët okularë për Anadolu thanë se forcat izraelite goditën me një raketë antitank "ENERGA" një shtëpi që kishin rrethuar në vendbanimin Aqqaba të qytetit Tubas

Aysar Alais, Ali Semerci  | 09.10.2024 - Përdıtësım : 09.10.2024
Forcat izraelite goditën një shtëpi në Bregun Perëndimor me raketë antitank

Ramallah

Forcat izraelite goditën me raketë antitank një shtëpi që kishin rrethuar në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Dëshmitarët okularë për Anadolu thanë se forcat izraelite goditën me një raketë antitank "ENERGA" një shtëpi që kishin rrethuar në vendbanimin Aqqaba të qytetit Tubas.

Dëshmitarët okularë, të cilët nuk dhanë informacion për fatin e njerëzve brenda shtëpisë së bombarduar, njoftuan se ushtria izraelite dërgoi përforcime të reja ushtarake në Aqqaba.

Dëshmitarët okularë thanë se në qytet shpërthyen përleshje të armatosura midis luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe ushtrisë izraelite dhe me një mjet shpërthyes u shënjestrua një automjet ushtarak që i përkiste ushtrisë izraelite.

Në deklaratën nga Brigadat Al-Quds, krahu i armatosur i Lëvizjes Xhihad Islamik, thuhet se pjesëtarët e Brigadave Al-Quds kanë zhvilluar përleshje të dhunshme me forcat izraelite që sulmuan vendbanimin Aqqaba dhe se forcat izraelite janë shënjestruar drejtpërdrejt me eksplozivë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın