Mahmoud Barakat
17 Dhjetor 2018•Përditësim: 17 Dhjetor 2018
GAZA (AA) - Dy palestinezë u plagosën nga sulmet me armë të ushtrisë izraelite pranë qytetit Beit Lahia në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy palestinezët u qëlluan teksa u përpoqën të organizonin një "protestë detare" kundër bllokadës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës në një deklaratë.
Që nga marsi i këtij viti, mbi 210 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga hapja zjarr e ushtarëve izraelitë dhe mijëra të të tjerë janë plagosur gjatë protestave në Rripin e Gazës.
Protestuesit kërkojnë "të drejtën e kthimit" në shtëpitë e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t'i hapur rrugën shtetit të ri izraelit.
Ata gjithashtu kërkojnë fundin e bllokadës 12-vjeçare të Izraelit në rajon, e cila ka shkatërruar ekonominë e Gazës dhe ka privuar rreth dy milionë banorët e saj nga shumë mallra elementarë.