Bota

Forcat izraelite plagosën një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite në qytetin e Khalilit (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar është plagosur një fëmijë palestinez

Aysar Alais, Ali Semerci  | 25.10.2024 - Përdıtësım : 27.10.2024
Forcat izraelite plagosën një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor

Ramallah

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite në qytetin e Khalilit (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar është plagosur një fëmijë palestinez, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se forcat izraelite qëlluan me plumba të vërtetë në rajonin jugor të qytetit të Khalilit, duke plagosur një 16-vjeçar palestinez.

Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe i kanë bërë ndërhyrje mjekësore fëmijës së plagosur dhe e kanë dërguar në spital.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet e sigurisë, thuhet se forcat izraelite të vendosura në kryqëzimin Al-Kessara në rajonin jugor të qytetit Khalil kanë hapur zjarr me plumba të vërtetë dhe kanë plagosur një fëmijë.

Asnjë informacion i detajuar nuk u dha për këtë temë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın