Anees Suheil Barghouti
26 Dhjetor 2018•Përditësim: 26 Dhjetor 2018
NABLUS (AA) – Forcat izraelite të sigurisë kanë qëlluar një palestinez i cili pretendohet se tentoi të kryejë sulm ndaj kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite njoftoi se personi në fjalë është qëlluar dhe plagosur pasi në afërsi të Nablusit tentoi me automjet të shtyp këmbësorë në një stacion autobusi.
“Forcat izraelite neutralizuan sulmuesin”, theksohet në njoftim.
Mediat izraelite lajmërojnë se palestinezi i plagosur është transferuar në spital, ndërsa ndihmë mjekësore në vend të incidentit i është ofruar edhe tre këmbësorëve.