Hüseyin Cem Dağıstanlı
10 Janar 2025•Përditësim: 10 Janar 2025
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 20 terroristë të PKK/YPG-së u neutralizuan në zonën e operacionit "Mburoja e Eufratit" dhe në veri të Sirisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se terroristët nuk kanë mundur dhe nuk do të mundin t'i shpëtojnë fundit që i pret.
"Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan 20 terroristë të PKK/YPG-së që u identifikuan në zonën e operacionit 'Mburoja e Eufratit' dhe në veri të Sirisë. Lufta jonë kundër organizatave terroriste kudo që ato të ndodhen, do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit", thuhet në deklaratën e ministrisë.