Nilay Kar
17 Dhjetor 2018•Përditësim: 17 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) – Të paktën 7 terroristë të PKK-së u neutralizuan në një operacion të kryer nga Forcat e Armatosura Turke në pjesën veriore të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se forcat ajrore turke kanë kryer sulme të ashpra ajrore mbi strehimoret e organizatës terroriste PKK në malet veriore të Irakut, Gara dhe Hakurk.
Deklarata thekson se të paktën 7 terroristë që po përgatisnin një sulm terrorist mbi bazat e ushtrisë turke u neutralizuan në sulme.
Gjatë sulmit, u shkatërruan disa strehimore të sapozbuluara dhe të fshehta të organizatës terroriste të PKK-së.
Po ashtu edhe ditën e djeshme, forcat turke kryen sulme të ngjashme në të njëjtin lokalitet në të cilin u neutralizuan 10 terroristë.
PKK është organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës së saj terroriste tre-dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 njerëz.
Malet Kandil, Gara, Metina, Avasin-Basyan, Hakurk dhe Zap që shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi dhe njihen ndryshe si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.